Zgjedhjet e 3 nëntorit, BE zbarkon në Kosovë 100 vëzhgues
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2013, 19:17
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit janë të rëndësishme dhe se BE-ja do të dërgojë një mision prej 100 vëzhguesish.Deklaratën Zhbogar e bëri në Mitrovicë gjatë një takimi me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Oliver Ivanoviç, raportojnë mediat serbe.“Ne vetëm do t’i vëzhgojmë zgjedhjet. Do të dërgojmë misionin vëzhgues prej 100 personash, i cili do të monitorojë procein zgjedhor në të gjitha komunat”, ka thënë Zhbogar.Ai ka kujtuar se zgjedhjet lokale janë mundësi që njerëzit të vendosin se kush do t’i udhëheqë në nivelin komunal.