BE kërcënon Kroacinë me sanksione. Milanoviç: Nuk ndryshojmë ligjin për ekstradim
Kryeministri kroat, Zoran Milanoviç, ka thënë se Qeveria e tij nuk do t'i shpejtojë ndryshimet rreth ligjit që e ndalon ekstradimin e personave të dyshuar si kriminelë të luftës, me gjithë kërcënimin e bërë nga Bashkimi Evropian për sanksione, raporton Reuters.Zoran Milanoviç deklaroi të martën se amendamentet nuk do të hyjnë në fuqi para korrikut të vitit të ardhshëm.“Nuk do të toleroj që dikush të fshijë dyshemenë me ne”, ka thënë kryeministri kroat.Bashkimi Evropian ka kërcënuar Kroacinë me sanksione, për shkak të disa amendamenteve kontroverse në ligjin e saj të ekstradimit. Komisionerja për drejtësi e BE-së, Viviane Reding, ka thënë se aderimi i Kroacisë në zonën e Schengen-it mund të vihet në rrezik, nëse Zagrebi nuk kthen amendamentet.Kroacia ka miratuar ndryshimet vetëm disa ditë para se të anëtarësohej në BE, më 1 korrik. Ndryshimet kufizojnë zbatimin e urdhër-arresteve evropiane për krimet e kryera para 7 gushtit, 2002. Sanksionet mund të përfshijnë suspendimin e fondeve të BE-së për kontrollimin e kufirit nga Kroacia, dhe ndër të tjera do të vinte në siklet anëtarin e ri te BE-së.Ligji zyrtarisht e ka për qëllim mbrojtjen e veteranëve të luftës kroate për pavarësi nga viti 1991 deri më 1995 nga përndjekja jashtë vendit. Kritikët, megjithatë, thonë se ligji, në fakt e ka për qëllim mbrojtjen e një ish-shefit të Inteligjencës kroate që kërkohet nga Gjermania për vrasjen e një disidenti kroat.