Maqedoni, paraburgim për 20 të akuzuarit për spiunim
Prokuroria Publike e Shkupit ka shqiptuar sot masën e paraburgimit për 20 të akuzuarit për spiunim në favor të shërbimeve të huaja sekrete. Sipas njoftimit të prokurorisë, 17 janë dërguar në paraburgim, ndërsa tre të tjerë janë në arrati. Aktakuza ndaj tyre ka të bëjë me spiunim, veprime kriminale, mashtrime dhe nënçmime, si dhe dhënien e sekreteve shtetërore.Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska sot ka zbardhur sipas saj skemën se si ka funksionuar grupi. Sipas saj, koka e rrjetit ka qenë Marjan Efremov, i cili ka qenë punonjës i Agjencisë për Kundërzbulim deri në vitin 2009, ndërsa grupi i personave të tjerë kishin ofruar informacione dhe dokumente sekrete, të cilat më pas janë shitur nga Efremov tek shërbimet e huaja sekrete.Por, ministrja Jankullovska sot nuk ka zbardhur detaje se cilat janë shërbimet sekrete që kanë blerë dhe siguruar informacionet dhe sekretet shtetërore.“Dokumentet kanë pasur informata rreth strukturës organizative dhe organizimit të brendshëm të institucioneve të sigurisë dhe të tjerave, të dhëna për gjendjen politike në shtet, të dhëna për gjendjen e sigurisë, zgjedhjet, informata për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në shtet nga aspekti i rreziqeve dhe eskalimeve të eventuale, programe dhe plane për vizita dhe qëndrime tek ne të shërbimeve të huaja sekrete”, theksoi ministrja Jankullovska, duke shtuar se këto materiale i janë dhënë personave të caktuar të shërbimeve të huaja sekrete.Në mesin e 17 të ndaluarëve ka gazetarë, punonjës të shërbimit sekret, punonjës në Armatën e Maqedonisë, shefi i kabinetit të kryetarit të Parlamentit si dhe persona të tjerë. Ata u arrestuan dje gjatë një operacioni të njësiteve speciale të koduar “Spiuni”, ndërsa të dyshuar janë 22, dy prej të cilëve janë në arrati, përfshirë edhe një gazetar Zoran Bozhinovski.Grupi i dyshuar prej 22 personave për spiunim dyshohet se kishte dhënë dhe shitur informacione të sigurisë së lartë për shërbimet e huaja.Dyshimet janë më shumë për shërbimet greke, pasi që sipas disa mediave maqedonase, një nga kokat e grupit të ndaluar në aksionin e djeshëm “Spiuni” kishte zhvilluar shpeshherë takime të rregullta me shërbimet sekrete të huaja në Greqi.Lidhja ishte një ish-zyrtar i shërbimit sekret DSK të Maqedonisë, i njohur edhe si vëllai i një prokurori publik të lidhur me hetimet e një rasti kriminal “Likuidimi”.Sipas hetimeve policore, ish-spiuni maqedonas disa herë kishte zhvilluar takime me agjentë të huaj në pushimore turistike Halkidiki. Ai jepte informacione, shiste materiale dhe dokumente të ndryshme që ndërlidheshin me emra publik dhe ngjarje publike dhe institucionale në Maqedoni.