Daçiç: Thaçi njeri i thjeshtë
Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç në një editorial për “Financial Times” shkruan se e vetmja mënyrë që njerëzit në Serbi të jetojnë normalisht është të çojë Serbinë në Evropë dhe Evropën në Serbi. Daçiç në këtë artikull thotë se pas përparimit në dialog me Kosovën është e nevojshme që përkushtimi ndaj çështjeve jetësore,në mesin e të cilave ekonomia është numër një."Unë e kam pasur ëndrrën time.Një Serbi normale, krenare, të qëndrueshme dhe e pasur. Serbia në Evropë, dhe Evropa, vlerat e saj, rregullat dhe sistemi i saj në çdo pjesë të Serbisë", ka theksuar Daçiç.Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe takimet gjatë dialogut me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi."Jam nisur drejt asaj që nuk kemi të drejt askënd ta gënjejmë.As njerëzit në Serbi, e as partnerët në bashkësinë ndërkombëtare. Serbia, ku shumica e popullatës dhe Kosova është vetëm zemra e një miti. Për këtë kam shkuar të bisedoj me njeriun me të cilin vite më parë, kam luftuar", ka thënë kryeministri serb.Sipas Daçiç ka qenë e nevojshme që popullit që ka jetuar në mite t'i tregohet se Hashim Thaçi nuk është dragua apokaliptik, gjarpër i vjetër."Është dashur të tregojmë se ai Hashim Thaçi është njeri i zakonshëm, njeri i tokës, kundërshtar, por jo mitik, por politik, me të cilin mund dhe duhet të bisedohet", ka thënë mes të tjerash Daçiç.