Presidenti Nishani pret në takim Ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot një takim me Ministrin e Drejtësisë, z. Nasip Naço.Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin institucional dhe rëndësinë e reformave në fushën e drejtësisë.Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e konsolidimit të reformave të ndërmarra veçanërisht në shërbim të pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe rritjes së mëtejshme të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.