Berisha kundër heqjes së portretit të Presidentit në zyra: Rama shkeli Kushtetutën
Ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha ka reaguar lidhur me vendimin e pasardhësit të tij Edi Rama për të zëvendësuar portretin e Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit. Përmes rrjetit social facebook, Berisha e cilëson një akt të turpshëm qe bie haptas ne kundershtim flagrant me Kushtetuten e vendit, e cila percakton Presidentin e Republikes si kryetarin e shtetit dhe perfaqesuesin e unitetit te popullit.“Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama inauguroi detyren e kreut te ekzekutivit me nje akt te shemtuar te urrejtjes klasore, ate te heqjes nga zyrat shteterore te portretit te Presidentit te Republikes. Ky eshte nje akt urrejtje, perçares dhe i shemtuar qe bie haptas ne kundershtim flagrant me Kushtetuten e vendit, e cila percakton Presidentin e Republikes si kryetarin e shtetit dhe perfaqesuesin e unitetit te popullit. Pikerisht se ne çdo vend kryetari i shtetit perfaqeson unitetin e popullit, portreti i tij eshte dhe portreti zyrtar i vendit” shkruan Berisha.Sipas Berishës një vendim i tillë nuk nderon askënd, por shënon një turp kombetar per çdo shqiptar nga Skenderbeu te themeluesi i Pavaresise sone Ismail Bej Vlora e deri tek foshnja qe ka hapur syte mengjesin e kesaj dite.“Ky vendim i turpshem eshte jo nje nderim por nje turp kombetar per çdo shqiptar nga Skenderbeu te themeluesi i Pavaresise sone Ismail Bej Vlora e deri tek foshnja qe ka hapur syte mengjesin e kesaj dite. Ky vendim kurre nuk mund te merrej pa ndryshimin e nenit 86 pika, 1 te Kushtetutes.Ky kryeminister, qe me nje urrejtje te papermbajtur inaguron detyren e tij duke shkelmuar Kushtetuten dhe percaktimet e saj, perben nje rrezik te madh kombetar” përfundon Berisha.Pas betimit në Presidencë, Kryeministri Edi Rama drejtoi mbrëmjen e së dielës mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, me anëtarët e kabinetit të tij të sapo zgjedhur. Në këtë mbledhje e cila u zhvillua pa praninë e mediave, u morën edhe tre vendimet e para të kësaj qeverie.1. Zëvendësimin e portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit;2. Miratimin e Kodit Etik Ministror;3. Ndalimin e importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë.