Eksploziv makinës së efektivit të policisë, plagoset rëndë Kujtim Çardaku

E ndërsa kryeqyteti është tronditur ditët e fundit nga atentate njëra pas tjetrës, dora e sofistikuar kriminale është zhvendosur në kryeqëndrën e veriut të vendit.Mbrëmjen e sotme qyteti i Shkodrës është tronditur nga shpërthimi i automjetit të një efektivi të policisë rrugore. Kujtim Çardhaku, polic rrugor i qarkut Lezhë, ka mbetur i plagosur rëndë, pasi mjeti i tij tip “Alpha Romeo”ka shpërthyer nga vënia e një sasie të konsiderueshme eksplozivi me telekomandë.Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 18:30 minuta në qendër të qytetit të Shkodrës, afër sheshit “Luigj Gurakuqi”, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Mësohet se Kujtim Cardhaku ka ushtruar detyrën e policit gjyqësor të qarkut të Shkodrës, por para 1 viti ai u pezullua nga puna për shkak të një incidenti që polici kishte pasur. Cardhaku ka pak muaj që është rikthyer në detyrë, por këtë herë si efektiv i policisë rrugore të Lezhës.Ndërkaq pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet e policisë, është ajo për shkak të detyrës.