Kryeministri Rama në Bruksel: Çdo reformë për integrimin e vendit
Kukan: Zgjedhjet treguan maturimin e politikës, pa dialog s’mund të ketë përparim
Ndërkohë eurodeputeti Eduard Kukan vlerësoi rolin e Qeverisë së larguar lidhur me përpjekjet për integrimin në BE, ndërsa shprehu bindjen se qeveria e re do të mund ta çojë përpara arritjen e këtij objektivi. Duke i konsideruar zgjedhjet e 23 qershorit një test të kaluar me sukses, Kukan kërkoi nga Kryeministri dhe qeveria e tij të lejojnë PE të japë ndihmën e tij në këtë drejtim.

"Mendoj se është e rëndësishme dhe e duhur për të përmendur dhe për të vlerësuar punën e Qeverisë që është larguar përsa i përket përpjekjeve për integrimin në BE. Situata politike ka qenë për një kohë të gjatë në vëmendjen e qeverive europiane. Dhe mendojmë se Qeveria e re do të sjellë arritje në këtë drejtim. Zgjedhjet e 23 qershorit ishin një test për demokracinë e Shqipërisë. Shqipëria e ka kaluar këtë test.Ka patur anëtarë të parlamentit që kanë treguar përgjegjshmëri për vëzhgimin e tyre. Kemi parë që integrimi ka qenë në axhendën e fushatës zgejdhore dhe kjo ka qenë shumë e rëndësishme. Zgjedhjet në përgjithësi kanë qenë kompetitive, ka pasur disa gabime, por përgjithësisht ishin zgjedhje të mira dhe mbi të gjitha, tranzicioni i pushtetit shkoi mirë, që të humburit e zgjedhjeve pranuan rezultatin. Pa dialog të vërtetë politik do të jetë e vështirë shumë që të ecim përpara. Zhvillimet e deritanishme kanë treguar se Qeveria e re është e gatshme ta bëjë këtë. Unë uroj qe në të ardhmen të shikojmë fakte dhe prova për këtë. Mesazhi im është që të themi se Parlamenti Europian ka qenë gjithmonë mbështetës për zhvillimet në vendin tuaj, ndaj ju lutemi të na lejoni tju ndihmojmë sa më shumë të kemi mundësi."
Eurodeputetet pyetje ne drejtim te Kryeministri Rama
Në vijim eurodeputetët e pranishëm në seancë kanë drejtuar një sërë pyetjesh në drejtim të Kryeministrit të vendit, ku vlen të theksohet se kanë dominuar ato sa i përket përqasjes që do të ketë qeveria e majtë në raport me politikën e jashtme, në mënyrë të veçantë me fqinjët. Në vijim pyetjet dhe përgjigjet e dhëna nga Kryeministri Rama.
SALAMAN: Në emër të Partisë Popullore Europiane ju përgëzoj për rezultatin dhe për tonin konstruktiv të përdorur në këtë komision. Ju po mendoni edhe për atmosferën e krijuar në parlamentin tuaj. Përsa i i përket perspektivës europiane të vendit tuaj, marrëveshjes për vizat dhe aplikimit për të qenë vend anëtar i BE-së, çështja është se në çfarë mase do të përpiqeni që të përfshini të gjithë shoqërine, popullin e vendit tuaj për të ecur drejt BE-së dhe deri në ç'masë do të përfshini opozitën në këtë projekt, që ka nisur me zgjedhje të lira politike? Si i shikoni zhvillimet të marrëdhëniet mes Qeverisë tuaj dhe Qeverisë së kaluar dhe me shoqërinë civile në vendin tuaj?"
PETERLET: Mendoj se e kuptoni se sa i rëndësishëm është uniteti politik për Shqipërinë. Si do ta përcaktoni sa më shumë që të jetë e mundur nga ana juaj?
PACK: Ju e dini se tonet në Parlament duhet të qetësohen pak. Nëse vazhdoni me mënyrën sesi e keni nisur sot, do të tregoni një shembull të mirë. Mendoj se populli shqiptar është rritur dhe për këtë ju them të bëni punën tuaj, të mos ktheheni mbrapa. Ne s'do jemi mësuesit tuaj.BOSHTINARO: Rumania ofron mbështetjen për Qeverinë tuaj në integrimin në BE.GOMEZ: Bazuar ne eksperiencat e mëparshme do të na tregoni një praktikë gjithëpërfshirëse në Shqipëri. Do t’ju pyesja për marrëdhëniet me fqinjët dhe problemet që duhet të zgjidhni. Po kështu është lufta kundër korrupsionit, që nuk është një problem thjesht kombëtar. Si do ta zgjidhni këtë problem?GIANNAKOU: Diçka që është e rëndësishme për vendet që aplikojnë në BE është marrëdhënie me fqinjët. Mendimi juaj për vendimin për marrëveshjen për ujërat. A mendoni se kjo nuk është e rëndësishme për marrëdhëniet me Greqinë? Cili është qendrimi juaj për marrëdhëniet me Greqinë?FAJON: Besoj se Shqipëria merjton një shoqëri demopkratike. Si do ta zgjidhni priblemin e papunësisë së të rinjve? Sa i takon korrupsinit, a keni ide të qarta dhe konkrete se si do të zgjidhni këtë problem?
CUFLIN: Si mendoni t’i zgjidhni çështjet me vendet e rajonit? A mendoni se do të këtë vertet një Shqipëri më të madhe?
Rama u përgjigjet eurodeputetëve: Kërkojmë një Shqipëri të orientuar drejt integrimit të vendit, presim bashkëpunimin e opozitës për disa reforma
Kemi numrin më të madh të grave të përfshira në qeverisje dhe mendojmë se qeverisja jonë është në rrugën e duhur. Sa i takon pyetjes për kufijtë, ne jemi të bindur që kufijtë duhet të jenë atje ku janë, por mendoj se nuk duhet të jenë një pengesë jo vetëm mes shqiptarëve, por edhe mes vendeve fqinje.
Janë një sërë detyrimesh dhe reformash që duhet të plotësojmë për të përmbushur hapat e duhur.Shumë njerëz mendonin se pavarësia e Kosovës do të ishte shkatërrimtare për rajonin, por rezultoi e kundërta, pasi të mos njohësh Kosovën është nonsens, dhe besoj se një njohje e plotë e Kosovës, nuk është vetëm gjëja e duhur për t’u bërë për një vend, por është gjëja e duhur për rajonin dhe Europën.Sa i takon peytjeve rreth luftës ndaj korrupsionit, unë besoj se korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk është diçka kombëtare, por diçka më e gjerë. Ndaj duhet që politika në këtë drejtim të jetë e bashkërenduar. Nevojitet modernizim i agjencive dhe i shërbimeve. Korrupsioni endemik që vuan Shqipëria ka të bëjë më mungesën e shërbimeve, mungesën e shtetit afër popullit dhe në shërbim të tij.
Sa i takon integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, mendoj se ministrja e re e Integrimit ka një axhendë ambicioze, dhe do të ketë të gjithë mbështetjen tonë, jo vetëm për dialog mes partive, politikës, dhe shoqërisë, por edhe do të nxisë procesin e integrimit europian. Është e nevojshme që të merren reformat e duhura. Është e nevojshme që reformat t’i marrim së bashku. Do t’i ftojmë të gjithë të marrin pjesë. Do të veprojmë me shpejtësi në procesin e plotësimit të reformave. Për shembull me reformën administrative. Do thoja se problematike në Shqipëri është edhe çështja e pronave. Kemi pronarë që nuk kanë marrë pronat e tyre apo shpërblimet për to. Kemi pronarë të rinj që u janë premtuar legalizimet prej 20 vitesh. Ndërtesat e paligjshme janë kthyer në një epidemi. Kemi qytetarë që punojnë tokat, por nuk kanë një certifikatë për to.
Për t’iu përgjigjur mikes tonë greke, dua të them se politika jonë e jashtme do të thotë të mos kemi asnjë problem me asnjë fqinj, përkundrazi do përpiqemi të zgjidhim çdo problem nga e kaluara. Ne do të luftojmë për një Shqipëri totalisht të orientuar nga politikat europiane. Mjafton të bëni atë që keni bërë deri më tani, ky parlament është shumë i respektuar në opinionin tonë publik, zëri juaj është dëgjuar dhe ju premtoj se do të v