Tiranë, policia ndalon ish-gardistin, Fatos Skeja

Me urdher te Prokurorisë, policia e Tiranës ka ndaluar Fatos Skejën ish-badigardin i ish-kryeministrit Berisha. Burime konfidenciale nga blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se Skeja është ndaluar pasi akuzohet për disa raste gjobënie. Ndërsa të njëjtat burime konfirmojnë se ky ndalim nuk ka lidhje me detyrën që ka mbajtur Skeja në Gardën e Republikës, por me disa fakte që akuza ka arritur të sigurojë mbi veprimtarinë e ish-gardistit.Për post ndalimin e tij nga policia për këtë akuzë, Skeja ka qënë i njohur për opinionin publik pas ngjarjeve të 21 janarit. Ai u akuzua nga Zabit Deda,vëllai i Hekuran Dedës, një nga viktimat e demostratës të opozitës së atëhershme se i kishte ofruar para në këmbim të një takimi midis familjes së tij dhe ish-kryeministrit Berisha. Për të kundërshtuar këto akuza Skeja hapi një gjyq në gjykatën e Tiranës, të cilin e fitoi dhe gjykata dënoi me 10 milion lekë të vjetra Zabit Dedën për shpifje.Ndërsa gjyqi për çështjen e 21 janarit tashmë është zhvendosur në Gjykatën e Apelit, pas pafajsisë që shkalla e parë dha për të pandehurit e kësaj çështje. Ditën e martë ora 10:00 pritet edhe seanca e radhës, ku gjyqi mbetet i bllokuar pas kërkesave të bërë nga palët për përjashtimin e gjyqtarëve.