Veriu i Kosovës, neutral ndaj statusit edhe pas zgjedhjeve

Heqja e logos shtetërore nga fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit mund të jetë vetëm hapi i parë i neutralitetit të komunave veriore në raport me statusin e Kosovës.Kjo gjendje neutrale në veri, vjen si rezultat i dialogut dhe marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, shkruajnë mediat në Kosovë.Një model afërsisht i ngjashëm ishte proklamuar edhe para nisjes së dialogut politik, fillimisht përmes 6 pikave të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon e më pas edhe nga ana e Bashkimit Evropian në planin që atëherë ishte quajtur si drafti i Gentilinit.I pari parashikonte ndarjen e pushtetit mes Prishtinës dhe Beogradit, kurse i dyti e prezantonte modelin për veriun neutral dhe rajon evropian.