Ban: Një luftë tokësore e Izraelit do të çonte në tragjedi

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara tha se sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon paralajmëron kundër nisjes së një operacioni tokësor Izraelit, i cili do të çonte në një tragjedi të mëtejshme.Zëdhënësi i OKB-së, Martin Nesirsky i dha këto komente përmes një telekonference për gazetarët në Nju Jork, menjëherë pas përfundimit të një takimi ndërmjet Ban dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.Ban ndodhet në rajon, në përpjekje për t’i zbutur tensionet rreth ofensivës izraelite në Gaza kundër Hamasit.Ndërkaq edhe Presidenti amerikan, Barack Obama e ka nënvizuar edhe një herë nevojën për qetësim të situatës aktuale në Gaza, përmes një bisede të zhvilluar përmes telefonit me presidentin e Egjiptit, e treta brenda 24 orëve të fundit.Biseda ndërmjet të dy liderëve ishte një mundësi diskutimi përpara arritjes së sekretares Hillary Clinton në rajon, më vonë gjatë ditës, ka njoftuar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ben Rhodes, i cili është duke udhëtuar me presidentin.Obama e ka përgëzuar Morsin për përpjekjet si ndërmjetësues për ta arritur një armëpushim ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.