Obama dhe Wen vlerësojnë marrëdhëniet SHBA-Kinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2012, 08:58
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka zhvilluar bisedime me kryeministrin në largim të Kinës, Wen Jiabao.Dy zyrtarët janë takuar në margjinat e samitit të vendeve aziatike në Kamboxhia.Obama i ka përshkruar marrëdhëniet SHBA-Kinë si “bashkëpunuese dhe konstruktive”.Presidenti amerikan ka thënë se është e rëndësishme që dy vendet të vendosin rregulla të qarta për tregtinë dhe investimet.Wen, në anën tjetër, ka thënë se ai dhe Obama ndajnë pikëpamjen se marrëdhënia SHBA-Kinë është njëra nga më të rëndësishmet në botë.Wen dhe presidenti i Kinës, Hu Jintao, do të japin dorëheqje si pjesë e tranzicionit të parë të pushtetit në Kinë në një dekadë.