Buxheti i BE-së, “mollë” sherri për liderët

Pas Greqisë, buxheti i BE-së  për vitet 2014- 2020 është një çështje që vijon të mbetet e hapur dhe  është një mollë sheri mes liderëve  europianë.I përballur me një presion  në rritje  të euroskeptikëve, kryeministri britanik David Cameron ka deklaruar se Britania e Madhe është e gatshme të shqyrtojë çështjen me qëllim arritjen e një marrëveshje këtë javë."Jemi gati të punojmë për detajet e nevojshme të këtij buxheti" ka thënë Cameron. Kryeministri britanik  gjatë javës së kaluar ka zhvilluar konsultime më kancelaren gjermane Angela Merkel  dhe liderët e tjerë. Cameron  këmbëngul se programi i shpenzimeve nuk mund të jetë i paprekur ndaj shkurtimeve të nevojshme brenda vendit.Por deklaratat  Cameron kanë marrë përgjigje nga Parisi, ndërsa presidenti Francez Fransua Hollande ka bërë thirrje për më shumë solidaritet.Bisedimet e javës së kaluar në Bruksel për këtë buxhet dështuan e ndërsa presidenti i parlamentit europiane  Martin Schulz ka paralajmëruar  se do të jetë e vështirë për të arritur një kompromis mes bendeve të bllokut.Ndërkohë  gjatë takimit të ditës  së enjte mbetet për tu parë nëse liderët europianë kanë hedhur poshtë dallimet dhe do të votojnë për buxhetin në vitet 2014-2020.