Shpresë për arritjen e një armëpushimi në Gaza
Ndërsa luftimet kanë hyrë në ditën e shtatë ende ka shpresa për arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit në Gaza. Brenda natës, shpërthime u dëgjuan në Gaza dhe sirena të alarmit në jug të Izraelit, edhe pse korrespondentët e mediave ndërkombëtare thanë se tha se kishte qenë një natë relativisht e qetë.Udhëheqësit izraelitë u takuan gjatë natës për të diskutuar propozimet egjiptiane për t'i dhënë fund dhunës, ndërsa bisedimet e mëtejshme pritet të ndodhin në Kajro gjatë ditës së sotme.Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit është mbledhur për të diskutuar situartën, ndërsa me një deklaratë iu ka bërë thirrje për të dyja palëve për të ndaluar sulmet dhe adresuar nevojat humanitare në Gaza. Më shumë se 100 njerëz kanë vdekur në Rripin e Gazës që kur bombardimet izraelite fillouan dhe tre izraelitë janë vrarë nga raketat e militantëtve palestinezë.Egjipti po udhëheq përpjekjet për t'i dhënë fund dhunës . Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka diskutuar të hënën me presidentin egjiptian Mohamed Morsin dhe ka theksuar domosdoshmërinë që Hamasi t'iu japë fund sulmeve me raketa. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, ka thënë se Uashingtoni është duke punuar me udhëheqësit rajonalë për të qetësuar situatën.Nga ana tjetër ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve ndërmjet Izraelit dhe Rripit të Gazës, duke thënë se armëpushimi është në interes të të gjithëve. Diplomatët e BE-së kanë thënë se Izraeli ka të drejtë të mbrojë banorët e tij nga të gjitha llojet e sulmeve që vijnë nga Hamasi dhe grupet e tjera në Rripin e Gazës.Ndërkohë për krizën në gaza duket se ka pas edhe një theyrje të marrëvesheieve mes SHBA-ve dhe Turqisë. Gjatë një konference në Stamboll, kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan kritikoi ashpër Izraelin për ndërhyrjen e vazhdueshme ushtarake në Gaza."Ata të cilët e lidhin Islamin me terrorizmin mbyllin sytë para vrasjes masive të myslimanëve dhe masakrimit të fëmijëve në Gaza. Këto akte e bëjnë Izraelin shtet terrorist dhe aktet e tij janë terroriste." Por Presidenti amerikan Barak Obama ka mbrojtur me forcë Izraelin në lidhje me operacionet kundër Gazës, duke përmendur të drejtën e Izraelit për vetë-mbrojtje.