Hamasi , raketa ndaj Izraelit
Ndërsa luftimet mes Izraelit dhe Hamasit kanë hyrë në ditën e gjashtë duket se grupi militant islamik është më i fortë seç ka qenë gjatë luftës së fundit në Rripin e Gazës.Për herë të parë, Hamasi ka përdor raketa, të afta për të arritur në Tel Aviv. Raketat prodhim i Iranit, kanë rreze më të gjatë se çdo raketë tjetër që ka përdorur Hamasi më herët.Në të njëjtën kohë, lëvizja islamike ka siguruar sasi të mëdha armësh që mund të përdoren në luftimet tokësore. Shumë nga armët besohet të kenë rënë në duart e militantëve gjatë periudhave të fundit të kaosit në Egjipt dhe Libi. Yosssi Mekelman, ekspert i rajonit në Institutin Chatham të Londrës, thotë se raketat Fajr 5 kanë arritur nga Irani në Gaza përmes Gadishullit Sinai të Egjiptit.Mungesa e kontrollit të Kajros në Siani është ndryshim i madh nga koha e ish-presidentit Hosni Mubarak, pasi regjimi i tij ka bashkëpunuar me Izraelin për të kontrolluar kufirin me Gazën. Regjimi i ri i Egjiptit, i udhëhequr nga presidenti Mohamed Morsi, ka dëshmuar të jetë i paaftë ose jo i gatshëm për të ushtruar të njëjtën shkallë të kontrollit.Mekelman thotë se rrugët e kontrabës përmes Egjiptit i kanë sjellë Hamasit sasi të mëdha armësh edhe nga Libia, sidomos pas rrëzimit të Muammar Gaddafit. Një tjetër analist Riad Kahëaji, profesor në Universitetin Cambridge të Anglisë, thotë se Hamasi ka miratuar edhe strategjinë e Hezbollahut për të krijuar tunele, që u mundësojnë militantëve të mbijetojnë nga sulmet izraelite dhe të dalin nga vende të papritura për të luftuar.Çështja për Izraelin tani është se si të merret me këtë armik të fortë. Ai ka ndërtuar një mburojë raketore në vitet e fundit dhe përdor sulmet ajrore dhe detare për të goditur caqet e Hamasit. Nëse goditjet e tilla nuk bindin Hamasin për të ndaluar sulmet me raketa, e vetmja zgjidhje për të duket të jetë operacioni tokësor në Gaza. Izraeli tashmë ka mobilizuar 75,000 forca rezervë. Sipas Kahwaji thotë se Hamasi ka aftësi të konsiderueshme ushtarake që mund ta frenojë Izraelin nga pushtimi. Ai thotë se Izraeli duhet të konsiderojë jo vetëm viktimat e mundshme ushtarake, por edhe ato civile nga të dyja anët, ashtu si edhe reagimin ndërkombëtar ndaj numrit të të vdekurve. Gjatë luftës në Gaza më 2008-2009, janë vrarë 13 izraelitë dhe më shumë se 1,400 palestinezë.