Ban Ki Moon: T`i japim fund dhunës në Gaza
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon ka kërkuar nga Egjipti tërheqjen e menjëhershme nga të dyja palët për të ndaluar një përshkallëzim të dhunës në Gaza."Jam këtu për të apeluar personalisht për t'i dhënë fund dhunës dhe të bëj thirrje për një armëpushim në Lindjen e Mesme" tha Ban ki moon nga Kajro. Luftimet ndërmjet ushtrisë së Izraelit dhe militantëve të Hamasit kanë hyrë në ditën e shtatë, ndërsa raportet flasin për më shumë se 100 palestinezë të vrarë, ashtu si edhe tre izraelitë.Ndërkohë nga Izraeli vijë lajme se pas deklaratave të Ban ki Moon një ofensivë e parashikuar nga toka është pezulluar përkohësisht për të lejuar përpjekjet egjiptiane për të arritur një armëpushim.Nga ana tjetër Shtëpia e Bardhë ka dërguar Hillary Clinton në një mision në Jerusalem, Ramallah dhe Kajro, për të kërkuar që Izraeli të ndalë sulmin nga toka në Rripin e Gazës.Sipas Shtëpisë së Bardhë Presidenti Obama beson se Izraeli ka të drejtë të marrë vendimet e veta përsa i përket sigurisë. Në të tjera zhvillime në Tel-Aviv një njeri me thikë ka sulmuar rojen e ambasadës i cili është kundërpërgjegjur duke hapur zjarr kundër tij.Dhuna ndërmjet Izraelit dhe Gazës është intensifikuar që nga mërkura e kaluar, kur Izraeli ka vrarë shefin ushtarak të Hamasit - lëvizjes islamike që kontrollon Gazën.