Morën peng ekonomistin e Berlusconit, në pranga 3 shqiptarë

Kanë arritur që të planifikojnë një rrëmbim në mënyrën më të detajuar dhe deri diku ja kanë arritur qëllimit. Tre shqiptarë në bashkëpunim edhe me tre shtetas italianë kanë bërë të mundur që të realizojnë pengmarrjen më të bujshme, pasi personi të cilin ata do të mbanin peng ishte krahu i djathtë i një nga njerëzve më me infulence në Itali, ish-kryeminstrit Silvio Berluskoni.Por plani i tyre nuk ka rezultuar i sukseshëm pasi janë vënë në pranga nga policia italiane. Bëhet fjale për shqipetaret Ilirjan dhe Laurenc Tanko dhe Marjus Anuta, dhe 3 italianet Francesco Leone, një ish-bashkëpunëtor i drejtësisë, i lindur në Bari në vitin 1961, i cili u arrestua në shtëpinë e tij në Paliano (Frosinone) dhe është konsideruar nga hetuesit, si organizatori i rrëmbimit.Ai ka dënime për tentim vrasje dhe rrëmbim për shpërblim si dhe dy pjesëtarë të tjerë të grupit. Sipas policisë italiane shqiptarët kanë marrë peng një muaj më parë dhe e kanë mbajtur për disa ditët nën kërcënim Giuseppe Spinelli, kontabilistin e ish kryeministrit Silvio Berluskoni si dhe Annën, gruan e tij.Qëllimi i marrjes peng ishte marrja e dokumenteve sekrete të Berluskonit dhe shantazhi që në këmbim të tyre ata të posedonin shumën e parave prej 35 milione euro. Por e gjithë 'aventura' e tyre ka përfunduar pas denoncimit të avokatëve të ish kryeministrit italian dhe një operacioni të detajuar të policisë, duke bërë të mundur arrestimin e tre shqiptarëve dhe tre.