Uragani Sandy dhe ndryshimet klimatike

Uragani Sandy ishte stuhia e fundit e rëndë që goditi pjesën verilindore të Shtetevë të Bashkuara, duke ndërprerë energjinë dhe transportin dhe duke shkaktuar miliarda dollarë dëme.
Sandy ka ndezur përsëri debatin nëse ndryshimet klimatike ndikojnë tek ndryshimet e prirjeve të motit. Një shkencëtar thotë se ndryshimet po vihen re në të gjithë botën.Modelet e ndryshimeve klimatike parashikojnë rritjen e temperaturave globale me 2 deri në 6 gradë Celsius gjatë këtij shekulli. Kjo mund të mos tingëllojë si shumë, por shkencëtarët thonë se është  një ndryshim i madh.“Kur të ndodhë atëhere do të kuptohet se sa i madh është ndryshimi. Ka patur mjaft hulumtime sesi kjo ngritje temperature ndikon tek njerëzit. Për fermerët e vegjël e të varfër, ndryshimi do të jetë shkatërrimtar. Ata janë të parët që do t’i ndjejnë ndryshimeve klimatike. Çfarë do të ndodhë në qoftë se ata nuk kanë ujë të mjaftueshëm, ose në qoftë se temperaturat rriten në atë shkallë sa farat e tyre të dëmtohen?” ka deklaruar drejtori i Departamentit të Mjedisit dhe Klimës në Fondin Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë Grainger-Jones.Ai ka shtuar se temperaturat më të ngrohta do të ndikojnë gjithashtu tek vendet e pasura përmes çmimeve më të larta të ushqimit, stuhive më intensive dhe rritjes së nivelit të detit në qytetet bregdetare.Sipas tij, shumica e modeleve klimatike parashikojnë rritje të temperaturave, por vetëm disa prej tyre parashkojnë ndryshime më drastike. Ai thotë se ka patur tashmë një rritje prej një grade Celsius që nga kohët para-industriale, që disa thonë se ka ndikuar në ndryshimet e sotme klimatike.Ndërsa shumë shkencëtarë thonë se njerëzit po kontribuojnë në ndryshimet klimatike përmes emetimit të gazeve që shkaktojnë efektin serë, një grup më i vogël thotë se ndryshimet klimatike janë pjesë e cikleve natyrale të Tokës.Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë po ndihmon fermerët e vegjël të zbatojnë teknika më miqësore ndaj mjedisit në kuadër të ndryshimeve klimatike. Megjithatë Grainger-Jones deklaron se do të duhen marrëveshje globale për të zgjidhur problemet që lindin prej ndryshimeve klimatike. Sipas tij këto ndryshime ndikojnë më shumë sesa ambjentin, duke goditur ekonominë dhe shëndetin.