Kolumbi, FARC dy muaj armëpushim me Qeverinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2012, 21:52
Rebelët e majtë të FARC-ut kanë shpallur dy muaj armëpushim me Qeverinë e Kolumbisë. Zëdhënësi i tyre ka thënë se grupi do të ndalojë të gjitha operacionet ushtarake deri më 20 janar.Qindra mijëra njerëz thuhet se kanë humbur jetën prejse Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) kanë nisur kryengritjen e tyre në vitet 1960.Grupi besohet se ka rreth 9,000 pjesëtarë. Ai aktualisht po zhvillon bisedime me Qeverinë e Kolumbisë në Havanë të Kubës.Kjo është përpjekja e katërt për negociata paqësore midis FARC-ut dhe Qeverisë kolumbiane në dy dekada.