OKB kërkon fonde për të prekurit nga përmbytjet

Kombet e Bashkuara kanë kërkuar nga donatorët 79 milionë dollarë për të shpëtuar miliona pakistanezë të prekur nga përmbytjet.Zëdhënësja e sekretarit të përgjithshëm për çështje humanitare, Catherine Bragg, ka thënë se ka mungesë financimesh dhe se paratë janë të nevojshme për të përmbushur kërkesat.Sipas qeverisë pakistaneze, si pasojë e përmbytjeve kanë gjetur vdekjen 480 persona dhe më shumë se 5 milionë njerëz kanë pësuar dëmtime të banesave.Pakistani ka përjetuar përmbytjet më të këqija në histori në vitin 2010,  të cilat u kanë shkaktuar dëme rreth 21 milionë njerëzve.