Armëpushim në Gaza? Vazhdojnë përpjekjet për finalizimin

Ndërsa kriza në Rripin e Gazës po përshkallëzohet me bombardimet që hynë në ditën e shtatë, Presidenti i Egjiptit, Mohammed Mursi, është duke ndërmjetësuar negociatat mes palestinezëve dhe izraelitëve për armëpushim.Në një prononcim të mëparshëm për mediat, Mursi u shpreh se pret që ofensiva ajrore e Izraelit në Gaza të përfundojë brenda të martës.Siç raporton Agjensia Shteterore e Lajmeve te Egjiptit, MENA, Mursi deklaroi se “agresioni i Izraelit do te perfundoje ndersa perpjekjet e Egjiptit do te prodhojne nje rezultat pozitiv brenda orëve të ardhshme".Deklarata e tij pason ate te autoriteteve izraelite, per te lene "ne pritje" planet per nje ofensive nga toka, qe do t’i jepte nje shans bisedimeve ne Kajro.Ndërkohë, korrespondentet ne Gaza thane se dhuna eshte reduktuar krahasuar me ditet e meparshme, por ndërsa bombardimet janë reduktuar, grumbullimi i forcave të shumta tokësore në kufi ka rritur frikën për mundësinë e pushtimit tokësor nga ana e Izraelit.Agjencia e lajmeve Reuters njofton se Izraeli dhe militantët e Rripit të Gazës kanë arritur një marrëveshje për armëpushim, të ndërmjetësuar nga Egjipti, e cila do të hyjë në fuqi në mesnatë, sipas kohës lokale.Këtë njoftim e ka bërë të ditur zyrtari i Hamasit, Ayman Taha, duke folur për Reutersin në Kajro të Egjiptit.“Një marrëveshje për qetësim të situatës është arritur. Kjo gjë do të bëhet e ditur në orën 9 (sipas kohës lokale) dhe do të hyjë në fuqi në mesnatë”, ka thënë Taha.Por një fakt i tillë është mohuar për CNN nga zëdhënësi i qeverisë izraelite, Mark Regev, I cili bën me dije se nuk është finalizuar ende një marrëveshje mes dy palëve.“Përderisa jeni atje, ju nuk jeni atje”, ka thënë ai.