BE apelon për ndërprerjen e luftimeve në Gaza, 101 palestinezë të vrarë
Ndërprerje te menjëhershme te luftimeve në Rripin e Gazës kërkuan Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, duke theksuar se armëpushimi do të ishte "në interes të të gjithëve."Ministrat, ne mbledhjen e tyre në Bruksel, theksuan se "mbështesin përpjekjet për ndërmjetësim të Egjiptit" dhe te vendeve te tjera si dhe te organizatave, ndërsa kane mbeshtetur misionin e ndërmarrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon."Ndërprerja e menjëhershme të luftrave është në interesin e të gjithëve, sidomos duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë në rajon," deklaratë e cila eshte thene pas takimit.Ministrat e BE "u shprehen fuqishëm kunder sulmeve me raketa nga Hamasi në Izrael duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të tyre, ndersa shtuan se "nuk mund të arsyetohet vrasja e qëllimshme e qytetareve të pafajshëm. Izraeli ka të drejtë për të mbrojtur popullsinë e saj nga sulmet e tilla, ndaj përgjigjia e tij duhet të jetë e njejtë ", përfundon njoftimi për shtyp.Nderkohe bombardimet vazhdojne ne Gaza, ku 101 persona kane vdekur dhe te pakten 900 jane te plagosur. Izraeli vlerëson numrin e vdekjeve qe ka pasur nga e mërkura të 3 civilëve, dy burra dhe një grua të cilët u vranë nga një raketë që ishte nisur nga Gaza. Policia thote se më shumë se 60 persona plagosur ne Izrael.Izraeli ka sot zgjeruar pikat ku do te sulmoje, duke përfshirë në to dhe shtëpitë e udhëheqësve të Hamasit. Ata janë menduar propozimin për armëpushim te Kryeministrit te Egjiptit. Forcat izraelite synojne me sa duket shtepite dhe ndertesat ku jetojne militantët palestinezë.Në të njëjtën kohë, presionet ndërkombëtare jane shtuar ne menyre qe te arrihet një armëpushim në Gaza, por mesa duket të dyja palët nuk jane duke lëvizur në atë drejtim, duke cituar ate cfarë ka thene nënkryetari i byrosë politike të Hamasit, Mousa Abumarzuk, i cila tha se: " nuk do të ulemi në heshtje të presim vdekjen."Mesazh ku qe vjen si përgjigje ndaj qeverive të cilat argumentojnë se themelimi i krizes në Lindjen e Mesme vjen për shkak të raketave nisur kundër Tel Aviv-it te Hamasit, Aboumarzuk ka shkruajtur në një artikull në gazetën britanike Guardian: "se perendimi menjanohet dhe nuk njohin të drejtën për të mbrojtur veten. Nëse SHBA-të dhe disa vende evropiane kanë kontrolluar faktet, ata do të kishin kuptuar se Izraeli filloi sulmet i pari. "Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun ka mbërritur në Kajro për bisedime me Presidentin egjiptian Mohamed Morsi, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për një trakt për paqe. Në të njëjtën kohë, mediat izraelite thonë se tashmë është një mision i Izraelit në Egjipt, ku ata do të zhvillojnë bisedime me udhëheqesin e vendit.Sondazhi, i kryer nga organizata YouCov dhe IFOP në Gjermani, Francë, Spanjë dhe Britani në 2650 persona , shumica e të anketuarve deklaruan se qeveritë e tyre do të duhet të votojnë në favor të njohjes së një shteti palestinez në Kombet e Bashkuara më 29 nëntor.Përveç SHBA-se, e cila megjithëse ato mbështesin të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, kane kundërshtuar një pushtim të mundshëm të Gazës. Edhe Britania, me anë të Ministrit të Punëve të Jashtme, ne nje deklarate ka vënë në dukje se Tel Aviv do të humbasi mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare nëse lëshon nje ofensivë tokësore.