Dialogu Kosovë-Serbi, arrihet marrëveshja për telekomunikacionin dhe energjinë

Kosova dhe Serbia kanë arritur në Bruksel marrëveshjen për telekomunikacionin dhe energjinë. Takimi ka përfunduar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ku është diskutuar edhe për zgjedhjet e 3 Nëntorit."Sa u përket zgjedhjeve komunale të nëntorit, kemi shqyrtuar përparimin e arritur dhe kemi marrë disa vendime të rëndësishme për të siguruar zgjedhje të ndershme, me pjesëmarrje sa më të plotë të mundshme në procesin zgjedhor. Kryeministrat janë pajtuar që Grupet Punuese për zgjedhjet, të kryesuara nga OSBE-ja, të takohen sërish në ditët e ardhshme, në mënyrë që vendimet e marra sonte të zbatohen në kohën e duhur", thuhet në deklaratën e baroneshës Ashton.Kryeministri Thaçi deklaroi se se zgjedhjet do të jenë gjithëpërfshirëse, të lira dhe demokratike.Ndërsa kryeministri serb, tha se është shënuar përparim i dukshëm në zbatimin e përgatitjeve për zgjedhjet lokale.Bisedimeve trepalëshe u ka paraprirë takimi i zonjës Ashton me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, dhe një takim i ngjashëm i baroneshës me kryeministrin Thaçi dhe delegacionin e tij.Në ekipin serb ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.Këtë javë, ndërmjetësuesja Ashton ka mirëpritur “përparimin e Prishtinës dhe të Beogradit në procesin e përgatitjes së zgjedhjeve të 3 nëntorit”.Ajo ka thënë se këto zgjedhje do të jenë pikë kthese për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.Me kërkesë të Beogradit zyrtar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka hequr nga fletëvotimet shenjat e shtetësisë, duke lënë në to vetëm logon e KQZ-së. Ky ka qenë kushti i zyrtarëve në Serbi për t’iu bërë thirrje bashkëkombasve të tyre në veri të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet që organizon Prishtina.Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në gjithë territorin e Republikës dhe kanë për qëllim integrimin e serbëve të veriut në institucionet shtetërore.