Sot Kosova bëhet pjesë e Korpusit Amerikan të Paqes
Sot nënshkruhet në Prishtinë marrëveshja ndërshtetërore me SHBA-të për hapjen e programit të parë të Korpusit të Paqes edhe në Kosovë.Marrëveshja do të nënshkruhet nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ndihmësdrejtoresha e Korpusit Amerikan të Paqes, Helen Lowman e cila e viziton Kosovën.Sipas njoftimit zyrtar të presidencës, Kosova do të jetë vendi i 140-të ku do të punojnë vullnetarët amerikanë të korpusit të paqes.Korpusi i Paqes ka nisur në vitin 1960 kur Senatori amerikan, John F Kennedy i ka sfiduar studentët e Universitetit të Michiganit që t’i shërbejnë vendit të tyre me kauzën e paqes duke jetuar dhe punuar në një vend në zhvillim.Nga ky frymëzim është krijuar edhe agjencia e qeverisë federale që i kushtohet paqes botërore dhe miqësisë.Deri më tani, 210 mijë vullnetarë të Korpusit të Paqes kanë shërbyer në 139 vende mikpritëse ku vullnetarët punojnë në çështje nga sëmundja e SIDA-s, arsimimi, teknologjia informative e deri te mbrojtja e ambientit.