Chelsea dëshiron të shkëmbejë Torres për Falcao
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2012, 14:50
Drejtuesit e skuadrës Londineze të Chelsean janë të lodhur duke pritur shpërthimin e Torres ndërsa po mendojnë ta rikthejnë atë te Atletiko Madrid nga ku u bë edhe i famshëm. Presidenti i bluve të Londrës po mendon që ta përfshirë sulmuesin spanjoll në tratativa për të sjell në Stemford Bridxh sulmuesin kolumbian Falcao që po çmend të gjithë me golat e tij. Në janar pritet të mësohet më shumë rreth kësaj tratative të mundshme.