Tronditet bota e Moto GP
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2012, 10:11
Kur janë bërë 1 vit nga vdekja e motoristit të famshëm italian, Mario Simoncellit, ky sport është tronditur nga një ngjarje tjetër.Në garën që u mbajt në Macau të Kinës, motoristi portugez Luis Carreira ka humbur jetën pas aksidentit që pësoi në garë. Motoçikleta e portugezit humbi kontrollën duke përplasur Carreran ndërsa motoçikleta e tij u përfshi nga flakët.Më keq në këtë aksident ishte reagimi i stafit mjekësor, i cili sipas skuadrës së viktimës ishte tejet i vonuar çka ka bërë që Carreira të humbë jetën.