Akuza mes Kontes dhe Kassanos
Antonio Kasano dhe Antonio Konte kanë filluar një duel në distancë me njëri-tjetrin, duke mos kursyer batuta therëse dhe duke i hapur rrugë një beteje të mirëfilltë mediatike. Nëse Konte e kishte etiketuar pak ditë më parë një "llapazan" sulmuesin e Interit, e njëjta përgjigje ka ardhur nga Kasano që ka shtuar dozën e kritikave."Llapazan nuk jam unë, por ai që është skualifikuar për mosdenoncim të fakteve. Unë kam bërë shumë budallallëqe në karrierën time, për këtë edhe jam skualifikuar. Nëse ai vjen e më flet për moral mua, atëherë ky është fundi i botës", ishte replika e ashpër e Kasanos.Por reagimi i sulmuesit të Interit ka gjetur përgjigje brenda pak orësh, përsëri nga trajneri i Juventusit që ka dalë me një deklaratë publike në faqen e internetit të kampionëve të Italisë."Unë kërkoj te një lojtar përkushtim dhe respekt ndaj rregullave. Më duket se z. Kasano, në karrierën e tij brenda dhe jashtë fushe, ka treguar që nuk përmbush kërkesat e mia për një futbollist, mjafton të shohësh interpretimet e Kapelos apo gjestet e pahijshme ndaj gjyqtarëve. Anekdota të tilla i tregon edhe ai vetë në autobiografinë e tij, lexoni shembullin në faqen 109", shkruhet mes të tjerash në deklaratën e Konte.