Berisha gol, mund Del Pieron (Video)
Skuadra e Besart Berishës, Brisbane Roar ka arritur fitore ndaj Sydneit me rezultat 4 me 2. Me rikthimin në skuadër të Besart Berishës, janë kthyer edhe fitoret e golat. Berisha realizoi 1 gol në këtë fitore.Por lojtari me më shumë gola në këtë ndeshje ishte legjenda e futbollit italian, Del Piero i cili shënoi 2 golat e vetëm për ekipin e SydneitBrisbane kohëve të fundit ishte në krizë të rezultateve ,ndërsa në ndeshjen e fundit mungoj Berisha për shkak të një lëndimi. Sulmuesi shqiptar edhe kete sezon eshte favorite kryesor per tu shpallur golashenuesi me i mire i ketij sezoni. Berisha mbetet një nga sulmuesit kryesor të ekipit Australian dhe këtë e tregoi dhe sot ne këtë ndeshje. Mediat e kontinentit të largët kane thurur serish elozhe për snajperin shqiptar i cili këtë herë ka sfiduar legjendën e futbollit Italian Alex Del Piero ku ekipi i tij Brisbane ka arrtiur një fitore mëse të merituar. Gjithsesi rivaliteti mes Berishes dhe Del Pieros do të vazhdojë ,ndërsa lojtari kuqezi po kalon nje formë mjaft te mire.