Benzema apo Higuan ?
Padyshim që dilema më e madhe viteve të fundit në sulmin e Realit është se, a duhet të luaj si sulmues i parë Benzema apo Higuain.Nëse llogaritet minutazha për lojë, Higuain është më i frytshëm në sulmin e galaktikëve duke shënuar shumë shpesh pas futjes nga banka rezervë. Por Benzema ka më shumë minutazh se Higuain.Që nga koha që Mourinho është trajner, Benzema ka luajtur 4063 minuta, ndërsa Higuain 3537 minuta. Mirpo Higuain kishte një lëndim në vitin 2011 që e kishte lënë 4 muaj jashtë fushe.Edhe për nga paraqitjet Benzema prinë në kohën e Mourinhos duke u aktivizuar në 111 ndeshje ndërsa Higuain në 90 ndeshje.Lojtari me minutazhën më të madhe këtë edicion te Reali është Ronaldo me 1335 minuta, Di Maria me 1108 minuta dhe Ozil me 1008 minuta