Inter barazon kundër Cagliari

Interi nuk ka arritur të përfitojë nga hapi i gabuar i Juventusit dhe ka barazuar në ndeshjen e javës së 13-të kundër Kaljarit, në një ndeshje shumë të luftuar, por të përfunduar mes polemikave. Ky takim I ka patur të gjitha gola, emocione, raste të dyshimta dhe akuza ndaj arbitrit. Zikaltërit e nisin mire takimin duke kaluar të parët në avantazh me anë të Palacio, por më pas është Kaljari që krijon rastet me të mira, duke detyruar dy herë Handanoviç të bëjë mrekullinë ndaj gjuajtjeve të Astori e Nene. Por gardiani i zikaltërve nuk mund të bëjë asgjë ndaj Sau që shënon nga një gol në secilën pjesë, duke kaluar në avantazh 2-1 skuadrën e tij. Megjithatë, 8 minuta para fundit vjen goli i barazimit 2-2, nga një autogol i Astorit që u dhuron një pikë zikaltërve. Takimi mbyllet mes polemikave, pasi Interistet pretendojne per nje penallti në favor të Ranokias në fundin e ndeshjes, duke sjellë reagimin e ashpër të trajnerit Stramaçioni që ndëshkohet edhe me karton të kuq duke u larguar nga drejtimi i skuadres. Kjo ngjarje ka irrituar mjaft klubin zikaltër, që ka vendosur heshtjen për shtyp, duke bojkotuar plotësisht sallat e konferencave në shenjë proteste ndaj gjykimit të kësaj ndeshje. Pas këtijë barazimi skuadra e interit ndodhet në vendin e dyte me 28 pikë 4 më pak se kampionët në fuqi të ndërsa Kaliari pas kësaj pike me shumë vlera të marrë në San Siro ndoshet në vendin e 11 me 16 pikë. Një skuadër që ka bërë hapa të rëndësishëm para është Fiorentina, e cila me fitoren e pastër 4-1 ndaj Atalantës, është ngjitur përkohësisht në vendin e tret në renditje, me pikë të barabarta me Napolin që mban vendin e katert. Ekipi i Montelës, nga java në javë po tregon realisht se mund të konkurrojë si i barabartë me skuadrat më të forta në Itali dhe se pretendon për një vend në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm. Kjo fitore binderse e vjollceve ne javen e 13 i ben ato nje skuader që duhet marrë në kunsiderat këtë vit në seria A. falë një dopiete të Alberto Aquilanit dhe gova të Rodrigues e Tonit tani skuadra e teknikut montela e sheh veten mes më të mirave të serisë A.