E shkuara e errët e Gatuzos

Xhenaro Gatuzo ka zbuluar se si ka qenë shumë pranë kalimit nga Milani te Bajern Mynih në verën e vitit 2008.Futbollisti i njohur italian ka qenë në bisedime të avancuara me skuadrën bavaraeze dhe vetëm një takim me presidentin Berluskoni dhe administratorin Galiani e bindi që të qëndronte te Milani përsëri."Pak a shumë kisha rritur një marrëveshje me Bajernin. Marrëveshja ishte 95% e kryer", tregoi Gazuto për "Bild"."Megjithatë, Berluskoni dhe Galiani më bënë të qartë asokohe që unë i përkisja Milanit. Padyshim që nuk kam lënë një përshtypje të mirë te Bajerni. Ata duhet të kenë menduar se unë përdora interesimin e tyre për të arritur një marrëveshje më të mirë me Milanin"."Por unë betohem se as nuk e kam menduar ndonjëherë një gjë të tillë. Megjithatë, duhet ta pranoj se kjo situatë dukej paksa një budallallëk. Në fakt, më vjen pak turp për mënyrën se si shkuan gjërat.I kërkoj falje presidentit Hënes për situatën e krijuar në atë periudhë", tha mesfushori italian.Gatuzo ishte pjesë e Milanit deri në fundin e sezonit të kaluar, kur u largua nga kuqezinjtë, ndërsa tani aktivizohet me Sionin në kampionatin zviceran.