Napoli - Milan, a do të vazhdojë fundosja e Milan?
Një tjeter sfidë e rëndësishem në serinë A sonte është edhe ajo që do të luhet në stadiumin San Paolo mes Napolit dhe skuadres së Milan. Napoli që aktualiasht ndodhet në vendin e tretë në kampionatin Italian do të kërkojë fitoren përballë Milanit që nuk po kalon aspak momente të mira në ktë fillim kampionati. Të besuarit e maxarrit në rast se arrinë të fitojnë sonte kundër Kuq e zinjve do të konfirmoheshin si një nga skuadrat pretendente për të fituar titullin kampion në Itali. Ndërsa nga ana tjeter Skuadra e Milan kërkon që me anë të një rezultati pozitiv në shtëpinë e Napolit të harrojnë krizen e rezultateve që ka shoqëruar këtë ekip në këto javë kampionat. Milan aktualisht ndodhet në vendin e 13 me 14 pikë ndërsa një fitore e arritur në transferten e vështirë të San Paolos do të rriste moralin e kësaj skuadre e cila do të lauj edhe në mesjavë në kompeticionin e Chempions lige.Trajneret e të dyja skuadrve pritet që në këtë përballje të luajn me këto formacione: Tekniku Maxarri pritet të luaj me formacionin 3-4-1-2. Në portë De Santis, Në mbrojtje: gamberini, Kanavaro, kampanjaro. Në mesfushë Zuniga, Xhemaili, Inler, Maxho. Ndërsa Hamshik pritet të mbështes Dyshen e Sulmit kavani, Insinje.Ndërsa në mapin tjeter tekniku Alegri mendohet se do të përgjigjet me formacionin 4-3-3. Në portë Abiati, në mbrojtje Konstant, Açerbi, Mekses, De Shiljo. Në mesfushë do të Rikthehet si titullar Noçerino I cili do të luaj në këtë repart së bashku me Montolivon dhe De Jong. Ndërsa në sulm pritet të Luajn treshja El Sharaui, Pacini dhe Bojan. Sulmuesi Brazilian Pato pritet ta nisë këtë përballje nga stoli ndërsa holandezi Emanuelson është në një garë me Bojan për një vend titullari.