Xhaka "presion" trajnerit

Gazeta gjermane "Bild" ka publikuar një artikull mjaft interesant mbi futbollistin kosovar Granit Xhaka, duke vënë në diskutim faktin pse ky i fundit është mjaftueshëm i mirë për kombëtaren e Zvicrës, por jo për Borusia Mynshengladbah ku është kthyer në zëvendësues.Xhaka luajti si titullar në ndeshjen e fituar 2-1 nga Zvicra ndaj Tunizisë të mërkurën, ndërsa u zëvendësua në minutën e 72-të. Por sipas gazetës gjermane, ai duhet ta harrojë një aktivizim kaq të gjatë sapo të kthehet te Borusia Mynshengladbah, ku është kthyer në një lojtar stoli, pasi ka fituar gjithnjë e më pak minuta nga ndeshje në ndeshje, ndonëse në 6 takimet e para të kampionatit ishte titullar i paprekshëm në radhët e skuadrës së tij. Ja si janë 5 ndeshjet e fundit të Xhakës në kampionat:-Ndaj Eintraht Frankfurtit (2-0) ai luajti 70 minuta.-Ndaj Verder Bremen (0-4) ai luajti 62 minuta.-Ndaj Hanover (3-2) ai u aktivizua vetëm 15 minuta.-Ndaj Grojter Fyrth (4-2) ai luajti vetëm 4 minuta.-Ndaj Fraiburg (1-1) ai qëndroi gjatë gjithë kohës në stol.Trajneri Lucien Favre është munduar të shpjegojë arsyen pse ka lënë në stol futbollistin e talentuar kosovar, i cili shihej si një nga blerjet më interesante të sezonit në Gjermani.