Lazio - Juventus, do përsëritet fitorja e Lazios?
Sonte në orën 18:00 luhet takimi Juventus-Lazio, një nga ndeshjet më te rëndësishme e kësaj jave të Serie A e cila do të çelë javen e 13 të kampinatit Italian. Në këtë përballje kryeqytetasit do të kërkojnë të arrijnë një tjetër sukses, pas atij në Olimpico ndaj Romës në derbin e një javë më pare me mendimin për të befasuar bardh e zinjtë në shtëpi. Ndërsa edhe Kampionët në fuqi të Italisë do të kërkojnë fitoren në fushen e tyre për të vazhduar të qetë në krye të rënditjes. Tekniku bardhekaltër vlerëson kundërshtarët duke thënë se janë një skuadër shumë e fortë dhe favoritët kryesorë për fitimin e titullit kampion. "Juventus është një skuadër shumë e fortë dhe favorite për të fituar titullin kampion, por mendoj se nëse luajmë ashtu siç bëmë me Romën, e ndoshta të japim 20 ose 30 përqind më shumë, mund t'ia dalim mbanë e të fitojmë", deklaroi trajneri i Lazios, Petkoviç.Bardhekaltërit në këtë takim duhet të llogarisin mungesën e kapitenit Mauri, që u ndëshkua me dy kartona të verdhë në derbin me Romën dhe të Luliç, ndërsa Juventusi do të duhet të mbushë boshllëkun e lënë në mesfushë nga "regjisori" Andrea Pirlo i dënuar për shkak të kartonave. Në këtë përballje të dyja skuadrat kërkojnë fitoren ndërsa trajneret pritet të kenë shumë ndryshime në formacione. Kështu juventusi do të lauj me skemen: 3-5-2. Në portë: Bufon. Në mbrojtje:Kaseres, Bonuçi dhe Kielini. Në mesfushë: Litshtainer, Vidal, Pogba, Xhakerini dhe De Çelie. Ndërsa në sulm do të luajnë dyshja Sulmuese Vuçiniç Kualiarela. Nga nata tjetër tekniku Petkoviç pritet të luaj me formacionin 4-2-3-1Në Port:Marketi. Në Mbrojtje: Konko, Biava, Dias dhe Radu. Në mesfushë: Broki, Ledezma,ndërsa Kandreva, Hernaes dhe Gonzalesdo Në sulm gjermanin klose.