Maqedonia shënon 22-vjetorin e pavarësisë
Republika e Maqedonisë shënon 22 vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-federata Jugosllave, përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli ate shtet të pavarur dhe sovran. Edhe 22 vite pas mëvetësimit të Maqedonisë si shtet i pavarur dhe demokratik, bashkëjetesa mes dy komuniteteve më të mëdha vazhdon të jetë e brishtë. Shqiptarët si bashkësia e dytë dhe më e madhe në vend vazhdojnë të mos i gëzojë të drejtat e tyre dhe të jenë të varur nga politika maqedonase.Kështu shprehet njëri nga deputetët e parë në kuvendin e Maqedonisë, Vebi Xhemaili. Ndërkohë, ish kryetari i kuvendit dhe deputet i përbërjes së parë, Stojan Andov thotë se fajtorë kryesor për mos pajtimin mes dy komuniteteve më të mëdha në vend ka qenë politika nacionaliste maqedonase e frymëzuar nga ish diktatori serb Sllobodan Millosheviq. Andov tha se konflikti i vitit 2001 ka mundur të mos ndodh nëse që nga fillimi shqiptarëve u lejoheshin të drejtat që i gëzojnë edhe pas Marrëveshjes së Ohrit.Kryetari i parë i Kuvendit të Maqedonisë së pavarur, Stojan Andov thotë se institucione por edhe të gjitha partitë politike duhet të punojnë edhe më shumë për kultivimin e raporteve të mira ndëretnike dhe ndërfetare pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ketë perspektiv për zhvillimin komik dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.Referendumi për pavarësinë në atë kohë u bojkotua nga shqiptarët në Maqedoni, të cilët kërkuan statusin e autonomisë dhe nuk ishin të kënaqur me pozitën e arritur në Kushtetutën e re të këtij vendi. Shtetësinë e Maqedonisë e para e njohu Republika e Bullgarisë, pas çfarë pasuan njohjet nga Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia, Bosnjë e Hercegovina.Maqedonia deri tani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me 170 shtete në botë, ndërsa me emrin kushtetues është pranuar nga 135 shtete në mesin e të cilave edhe nga tre anëtaret në Këshillin e Sigurisë - Kina, Federata Ruse dhe SHBA-ja.Në 22 vjetorin e pavarësisë Maqedonia është në pritje të raportit të ri nga Brukseli për përparimin e vendit në rrugën drejt eurointegrimeve si dhe datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, si dh e ne kofnmlik me Greqinë për çështjen e emrit.