Maqedonia i hakmerret Kosovës, vendos taksë për kosovarët dhe mjetet

Ajo që deklarohej vetëm në mediat maqedonse por nuk konfirmohej zyrtarisht nga qeveria e Shkupit në fakt është bërë realitet që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.Në pikën kufitare Bllacë dhe pikat e tjera me Kosovën ka nisur pagesa e taksës hyrëse nga shtetasit e Kosovës që hyjnë në Maqedoni.  Kjo konfirmohet nga punonjësit e pikave kufitare.  Sipas kundërpërgjigjes që vjen nga Shkupi, taksë prej 2 euro do të paguaj çdo shtetas i Kosovës që hyn në Maqedoni, 5 euro çdo makinë dhe 20 euro kamionët dhe autobusët me targa të Kosovës.Ndërkaq procesi ka shkaktuar rradhë të gjata në pikën kufitare të Ballcaës, pasi bëhet fjalë për një masë emergjente që nuk dihet se si do të vijojë më vonëShtetasit e Kosovës janë shprehur të irrituar për masën e vendosur kufitare, duke theksuar se me këto vendime bllokohet lëvizja e lirë dhe marrëdhëniet midis dy vendeve.Qytetarët kosovarë shprehehn se kjo luftë e ashpër tregtare po rëndon mbi ata që nuk kanë lidhje me këtë debat, mbi qytetarët e thjeshtë që u duhet të kalojnë kufin për shkak të problemeve shëndetësore apo çfarëdolloj problemi tjetër e ndërkohë u duhet të presin në radhë për aplikimin e këtij vendimi të menjëhershëm, për të cilin duket se janë të papërgatitur edhe strukturat doganore edhe drejtuesit e mjeteve.Ky vendim mësohet se është marrë dy ditë më parë në Qeverinë e Maqedonisë, ndërsa nuk dihet se a kanë qenë pjesëmarrës ministrat shqiptarë. Vendimi erdhi si pasojë e vendosjes së embargos nga ana e Prishtinës për një pjesë të prodhimeve të ndryshme të Maqedonisë. Aplikimi i taksës do të jetë në fuqi nëse pala kosovare nuk tërheq embargon ndaj prodhimeve të Maqedonisë.