Lideri i Agimit të Artë shqiptar?

Nëse do të ishte e vertetë në Greqi do të kishte sjellë një furtunë reagimesh dhe zemërimi do të kishte arritur majat.Në mediat greke ditët e fundit po qarrkullon një foto, e supozuar se është marrë nga   faqja e rrjetit social Facebook e liderit të partisë neonaziste “Agimi i Artë”.Në këtë foto Nikolaos Michaloliakos pas një testi me pyetje rrufe në  rrjetin social Facebook, del se është me kombësi shqiptare.Kjo ka qënë një suprizë e pakëndshme për Michaloliakos dhe partinë e tij e cila është e njohur për  veprimet kundër emigrantëve në Greqi, përfshirë edhe ata shqiptarë."Një test i thjeshtë është duke  qarkulluar gjerësisht në ditët e fundit në mediat e sociale, i titulluar "Gjeni kombësinë tuaj të vërtetë" dhe ajo që ndodhi  ishte e habitshme, Nikolaos Michaloliakos  është me kombësi shqiptare" shkruajnë mediat greke që ironizojnë aksionet e liderit të Agimit të Artë në drejtim të Shqipërisë.Ditë më parë dy deputetë të Agimit të Artë dhe dhjetëra antarë të saj protestuan në pikën kufitare  të Kakavijës për të shprehur sipas tyre zemërimin për ngjarjet në kishën e Përmetit.