Zgjedhjet në Kosovë, vetëm dy subjekte politike serbe të regjistruara në KQZ
Në mesnatë skadon afati për regjistrimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale në Kosovë.Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë bërë të ditur se deri më tani janë regjistruar vetëm dy subjekte politike serbe, të cilat vijnë nga Kosova qendrore dhe rajoni i Anamoravës.“Deri më tani janë regjistruar 38 subjekte politike, që do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme komunale. Nga veriu i Kosovës nuk është paraqitur ende asnjë subjekt politik”, ka thënë Miradije Mavriqi nga KQZ-ja, raportojnë mediat serbe.Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet lokale është parakusht për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, të parashikuar me Marrëveshjen e Brukselit.Të hënën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që në fletëvotime të mos ketë shenja të shtetësisë së Republikës.Një gjë e tillë ka qenë kusht i Beogradit për t’iu bërë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje.