BE:Greqisë do t’i duhet ndihmë e mëtejshme financiare

Kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem thotë se Greqia do të ketë nevojë për më tepër ndihmë financiare.Gjatë një debati në Parlamentin Evropian, Dijsselbloem, që është kryesues i grupit të ministrave të financave të vendeve që e përdorin monedhën euro, tha se problemet e Greqisë nuk do të zgjidhen tërësisht gjatë vitit 2014."Ulja e normave të interesit për kreditë  që merr Greqia, do të shqyrtohet nga Eurogrupi  në prill të  2014. Greqia nuk i kapërcen dot problemet deri në vitin 2014. Eshtë e arsyeshme të supozohet se asaj do t'i duhet më shumë ndihmë pas vitit 2014, ndoshta në formën e një pakete të tretë shpëtimi", theksoi   .Greqia  është në buzë falimentimit  që nga vitit 2009.Pakoja e shpëtimit në vlerë prej 316 miliardë eurosh nga partnerët e eurozonës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, e ka ndihmuar këtë vend, që të mbijetoj dhe t'i ndërmarrë disa reforma tejet të rënda ekonomike dhe sociale.Një ditë më parë ministri grek i financave, Yaniss Stournaras, tha se vendit i duhen edhe 13 miliardë euro ndihmë shtesë, gjatë vitit të ardhshëm.