Nimiç, s`ka propozim të ri për emrin e Maqedonisë

Negociatori i OKB-së për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë Metju Nimic shkon të hënën në Athinë pa asnjë propozim të ri.Ditët e fundit mediat greke publikuan disa analiza për vizitën e ardhshme të Nimicit në Athinë dhe Shkup, ku edhe një herë theksuan se propozimi i fundit të cilin Nimic në prill ua prezantoi ambasadorëve Jolevski dhe Vasilakis nuk është i pranueshëm për Greqinë.Gazeta "To Vima" shkruan se "propozimi i fundit 'Republika e Epërme e Maqedonisë' u refuzua nga pala greke sepse është e qartë se Athina nuk pranon vendosjen e përcaktimit gjeografik para rendit kushtetues"."Katimerini", megjithatë në analizën e saj u përqëndrua në përcaktimin gjeografik "veriore" dhe theksoi se "propozimi 'Republika Veriore e Maqedonisë' është i vështirë, por mund të jetë bazë për negociata".Problemi i dytë për Athinën në propozimin e fundit të Nimicit është shtrirja e përdorimit. Duke theksuar se shumë vende e kanë njohur Maqedoninë nën emrin e saj kushtetues, gazeta proqevritare shkroi se "emri i ri do të duhet të shkruhet në pasaporta dhe të ketë përdorim më të gjerë të mundshëm..... dhe duke marrë parasysh se kjo nuk është lehtë t'u imponohet vendeve të treta.Burimet diplomatike konfirmojnë se edhe krahas të gjithave, Nimic në Athinë dhe Shkup nuk vjen me propozim të ri. Në tryezë përsëri do të jetë propozimi i fundit nga prilli i këtij vitit. Megjithatë, ata nuk zbulojnë cilat janë argument e reja të ndërmjetësit të OKB-së, me të cilat do të tentojë t'i afrojë qëndrimet e Maqedonisë dhe Greqisë.