Samaras: Fundi i reçesionit më 2014

Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, është shprehur se reçesioni gjashtëvjeçar i vendit do të marrë fund vitin e ardhshëm.Ai ka thënë se Greqia tani është “një ishull i stabilitetit” në një rajon gjithnjë e më pak të qëndrueshëm.Samaras i ka bërë këto komente në samitin tregtar të Selanikut, i cili ka qenë skenë e protestave të gjera kundër masave të ashpra të kursimit.Greqia duhet të zbatojë kursime të mëdha në këmbim të ndihmës financiare nga kreditorët ndërkombëtarë.Ekonomia greke është tkurrur për 23 për qind që në vitin 2008.Deri tani, ky vend ka marrë dy paketa ndihmash, në vlerë prej 240 miliardë eurosh.