Nis dialogu për implementimin e marrëveshjes për IBM

Qeveria e Kosovës ka njoftuar, se ka filluar bisedimet trepalëshe të Grupit Implementues të Marrëveshjes së Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM) dhe Doganave të Kosovës në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.Sipas një njoftimi të dërguar mediave nga zyra e kryeministrit kosovar, këto bisedime gjithashtu po ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian.“Temë diskutimi të  këtij takimi janë çështja e ndërtimit të ndërtesave të përhershme të IBM-së në gjashtë pikëkalimet kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim, ndërsa më tej shtohet se “ky raund takimesh pritet të zgjas deri me 7 shtator”.Deklarata gjithashtu tregon se edhe kush janë pjesëtarët e ekipit dialogues të Kosovës që udhëhiqet nga Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.