Serbia do pranojë propozimet e Kosovës? Nesër takimi Thaçi-Daçiç
Kosova pret që Serbia të pranojë propozimet në lidhje me telekomunikacionin dhe energjetikën, të cilat i ka vënë mbi tavolinë Bashkimi Evropian gjatë javëve të shkuara. Kosova dhe BE-ja duan një zgjidhje të bazuar në ligjet e Kosovës dhe nuk do të pranojë funksionim në kontinuitet të operatorëve ilegalë në këta dy sektorë, ka thënë për “Danas” Petrit Selimi, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, duke folur lidhur me raundin e ri të bisedimeve që do të mbahet të dielën në Bruksel.Duke u përgjigjur në pyetjen nëse kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic do të bisedojnë edhe lidhur me emërtimin e listës së Iniciativës qytetare“Srbija” e paraqitur në KQZ për zgjedhjet e 3 nëntorit, e të cilën e përkrahë Beogradi, Selimi thotë se “është në dorën e KQZ-së që të vendos nëse emërtimi i i njërës nga shumë lista serbe paraqet shkelje të rregullave ose të ligjit”.Ndërsa, analistët vlerësojnë se në raundin e ri të bisedimeve është i mundshëm të arrihet një përparim në lidhje me zgjedhjet lokale dhe telekomunikacionin, por çështja e energjetikës është shumë më e vështirëBelul Beqaj, kryetar i Lëvizjes për Evropën në Kosovë, thotë se emërtimi i Listës “Srbija” është një “pasojë logjike e një politike jo logjike e cila është zbatuar deri tani"."Përkundër pakënaqësisë gjithnjë e më të madhe publike në Kosovë, nuk shoh gatishmëri të palëve në dialog që për shkak të emërtimit të një liste të rrezikojnë mundin që kanë bërë deri më tash", vlerëson Beqaj.Nenad Gjurgjevic, koordinator i Forumit për Marrëdhënie etnike, thotë se do të flitet për procedurat zgjedhore, kurse një përparim në zgjidhjen e çështjeve të tjera mund të pritet pas zgjedhjeve."Është e pazakontë që emri i një shteti të vendoset në emërtimin e listës për zgjedhje lokale, por kjo nuk është e pamundur, pavarësisht nga mendimet e kundërta në Prishtinë ", tha Gjurgjevic.Ndërsa Milovan Drecun, kryetar i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, mendon se marrëveshja për telekomunikacionin është afër, kurse sipas tij, “Prishtina në çdo mënyrë po provon të ndryshojë emërtimin e listës serbe”.