Rikthehen protestat anti-qeveritare në Bullgari
Qindra protestues janë mbledhur para parlamentit bullgar të mërkurën duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së udhëhequr nga socialistët.Demonstruesit e akuzojnë qeverinë e kryeministri Pllamen Oresharski për korrupsion. Një grup i vogël ka bërë përpjekje që të hyjë në ndërtesë, por janë larguar nga njësitë speciale të policisë që kanë krijuar një kordon përreth objektit me vetura të blinduara policore.Gjashtë persona janë arrestuar. Rreth 2 mijë persona kanë thirrur “dorëheqje” dhe “mafia” në protestën e cila përpos këtij incidenti ka kaluar e qetë.Demonstratat kundër kabinetit qeveritar kanë filluar dy javë pasi ka filluar punën qeveria në muajin maj, pas caktimit të një manjati mediash në pozitën e drejtorit të sigurisë.Shumica e kanë parë këtë emërimin si shembull të interesave të fuqishme private që po i kontrollojnë institucionet e shtetit.Qeveria më pas e tërhoqi emërimin, por kjo nuk qetësoi zemërimin publik për përhapjen e korrupsionit në vendin më të varfër anëtar të Bashkimit Evropian i cili ju bashkua unionit në vitin 2007.Kabineti që udhëhiqet nga Plamen Oresharski përbëhet nga socialistët dhe përfaqësuesit e pakicës turke.Kjo përbërje kontrollon gjysmën e vendeve të parlamentit dhe mbështetet në përkrahjen e një partie nacionaliste që të qëndrojë në pushtet.