Krasniqi: Ligji i amnistisë do "pastrohet" sipas vlerësimit të Kushtetueses
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se shërbimi juridik i Parlamentit do ta kryejë “pastrimin” e neneve të Ligjit për amnisti, të cilin Gjykata Kushtetuese i ka shpallur në kundërshtim me aktin më të lartë juridik të vendit.“Për këtë duhet pyetur zyra ligjore e Parlamentit, por për dijeninë time, administrata e Kuvendit e ka për detyrë që ta ndryshojë ligjin në bazë të udhëzimeve të Gjykatës Kushtetuese. Pas ndryshimeve, ligji duhet dërguar Presidencës. Pas shpalljes, ligji do të hyjë në fuqi”, citojnë mediat serbe kryeparlamentarin Krasniqi.Gjykata Kushtetuese në Kosovë gjatë kësaj jave ka publikuar vlerësimin për Ligjin për amnistinë, duke thënë se ai është në pajtim me aktin më të lartë juridik të Kosovës, përveç disa neneve që kanë të bëjnë me 10 lloje të krimeve.