Presidenti kroat nesër viziton Kosovën, takohet me Jahjagën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2013, 12:53
Me ftesë të presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, viziton nesër Kosovën presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviç.Gjatë vizitës së tij 3 ditore në Kosovë, Josipoviç do të takohet me homologen e tij Atifete Jahjaga si dhe me krerë të lartë të shtetit.Në takimin e fundit me presidenten Jahjaga, presidenti Josipoviç ka deklaruar se vendi i tij dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë të mira mes tyre dhe se bashkëpunimi ndërmjet tyre duhet të thellohet edhe më shumë.Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç do të zhvillojë vizita edhe në Malin e Zi dhe Maqedoni.