Zgjedhjet, Daçiç: Sonte dorëzohet lista e përbashkët serbe

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se lista e përbashkët serbe për zgjedhjet lokale në Kosovë do të dorëzohet sonte. Ai tha se ka mjaft probleme, por listat janë përgatitur dhe do të dorëzohen në afat.“Ne jemi pajtuar të kemi një listë, pra ato janë këshilla komunal do të ketë më shumë lista të përbashkëta. Ata nuk kanë dashur të shtyjnë afatin që kanë qenë mjaft të shkurtra por ne pas dorëzimit do të shfrytëzojmë afatet shtesë ligjore për ndonjë ndryshim apo plotësim. Kjo është vetëm pjesë e problemit, sepse ata vetëm me fjalë dëshirojnë që serbët të dalin në zgjedhje”, tha Daçiç.Ai tha se në listat e përbashkëta do të jenë anëtarë të PS dhe SNS që kanë dëshirë të kenë përfaqësuesit e tyre.“Ne do ti përcjellim serbëve në Kosovë një porosi që të dalin në zgjedhje. Serbët në atë mënyrë do të legjitimohen si përfaqësues legal të popullit dhe institucioneve që do të formohen”, tha ai.