Zgjedhjet në Kosovë, vijon debati për heqjen e logos nga fletëvotimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2013, 14:08
Analistët dhe politologët në Kosovë nuk e shohin si shumë të rrezikshme heqjen e stemës së Republikës së Kosovës, nga fletëvotimet. Më të rëndësishme ata vlerësojnë pjesëmarrjen e serbëve të veriut në zgjedhje dhe legjitimin e institucioneve lokale në atë pjesë të vendit.Analisti, Naim Rashiti nga Grupi i Krizave Ndërkombëtare( mendon se debati i zhvilluar për stemën është i panevojshëm.Politologu, Behlul Beqaj thotë se edhe pse është hequr stema nga fletëvotimet, serbët e asaj pjese, nuk po tregojnë gatishmëri për të pranuar institucionet e Republikës së Kosovës.Ndërkohë analisti politik, Ardian Arifaj si të vetmin problem evidenton se pas zgjedhjeve këto institucione mund do të sfidojnë shtetin e Kosovës.