Në dhjetor përfundon autostrada “Ibrahim Rugova”

Në dhjetor të këtij viti pritet të përfundojë autostrada “Ibrahim Rugova”. Siç raportojnë mediat në Kosovë, punët janë duke u përfunduar në tri seksionet e fundit të këtij projekti: 7, 8 dhe 9.Zyrtarë tëkompanise “Bechtel- Enka”  thonë se moti i mirë që po mban  ka mundësuar që projekti të përfundojë para afatit të paraparë.Ndërkohë, kompania turke-amerikane, “Bechtel-Enka”, është duke konkurruar për të fituar garën në ndërtimin edhe të projektit tjetër infrastrukturor: Prishtinë-Shkup.Një numër i madh i makinave dhe i punëtorëve janë angazhuar për të kryer punimet finale në tri seksionet e mbetura të autostradës.  Zyrtarë të “Bechtel-Enka”-s thonë se në dhjetor gjithë autostrada do të jetë në dispozicion për t’u shfrytëzuar.