Të huajt preferojnë Dardhën, pika turistike shënon një fluks në rritje
Fshati turistik i Dardhës kete sezon veror ka qene nder pikat turistike me te preferuara ne qarkun e Korçes. Ajo nuk të ofron vetëm natyrën e bukur dhe ajrin e pastër, apo shtepite karakteristike me nje arkitekture unike, por brenda saj ka mjaft kulturë e traditë por nder me te preferuarat jane edhe gatimet tradicionale, siç eshte edhe lakrori ne saç. Turistët flasin me superlativë për Dardhën dhe ky është një hap pozitiv, aq më tepër kur bëhet fjalë për turistë të huaj."Une i bej pushimet ne Himare, por dikush me tha se duhej patjeter te vija njehere ketu. Ështe shume bukur pamja,natyra, malet, kam ngelur i mahnitur,kam degjuar edhe per gatimet tradicionale, por nuk i kam provuar, por sigurisht qe duhet te jene te mrekullueshme” u shpreh një vizitor."Ketu eshte shume bukur,eshte nje vend i shume emocionues,me pamje piktoreske,rruga qe qarkullon neper male eshte nje mrekulli!"tha një vizitore.Si fshat turistik Dardha ka qenë e përmendur dhe i preferuar shumë kohë më parë, gjë që e vërtetojnë edhe shumë dokumente e botime të kohës. Perveçse destinacion i mirfilltë turistik, Dardha rrezaton edhe një kulturë intelektuale e popullore që e bën atë të gëzojë një traditë të pasur dhe me vlera.